top of page
Search

Afatet e deklarimeve vjetore tatimore


Kur nisim një biznes përvec të tjerash duhet të kemi kujdes me deklarimet tatimore. Ndodh që për neglizhencë apo pakujdesi të mos deklarojmë në kohë detyrimet dhe kjo pasohet me penalitete për biznesin.

Ja disa data të rëndësishme që duhet të mbani mend për deklarimet vjetore( burimi – faqja e tatimeve) :

Deklarimi i tatimit mbi fitimin

Afati i deklarimit - Jo më vonë se data 31 Mars e vitit që pason periudhën tatimore

Afati i pagesës - Këst 3-mujor: jo më vonë se data 30 e muajit të fundit të 3-mujorit (30 Mars, 30 Qershor, 30 Shtator, 30 Dhjetor); ose këst mujor: jo më vonë se data 15 e çdo muaji.

Deklarimi vjetor i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin

Afati i deklarimit - Jo më vonë se data 10 Shkurt e vitit që pason periudhën tatimore

Afati i pagesës - Këstet 3-mujore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, të biznesit të vogël, brenda datës 20 prill, për muajt: janar, shkurt e mars; brenda datës 20 korrik, për muajt: prill, maj e qershor; brenda datës 20 tetor, për muajt: korrik, gusht e shtator; dhe brenda datës 20 dhjetor, për muajt: tetor, nëntor dhe dhjetor.

 
 
 

Recent Posts

See All
Information coming soon...

Së shpejti nisim publikimin e bizneseve! Keep calm and follow us on Fb - Korca Business Site ! ^-^

 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post

Subscribe Form

Thanks for submitting!

©2020 by biznesenekorce. Proudly created with Wix.com

bottom of page